16:23 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Këtë vikend mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”

Më 11 dhe 12 korrik 2020 ( e shtunë dhe e dielë) një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 deri në ora 18:00, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se 11 dhe 12 korrik 2020 ( e shtunë dhe e dielë), në kryqëzimin (Banullë)-Dheu i Bardhë, pjesa: kryqëzimi në (Banullë)-Udhëkryqi Bresalc, do të bëhet mbyllja për qarkullim në segmentit6 të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga kyçja në fshatin Konjuh deri në kyçjen e fshatit Babush.

Punimet në fjalë do të zhvillohen për montimin (vendosjen e trarëve), në mbikalimin në fshatin Banullë.

Kjo pjesë e Autostradës “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur të shtunën dhe te dielën nga ora 8.00 deri në ora 18.00.

Qytetarët që këto dy ditë kanë planifikuar të kalojnë nëpër këtë autostradë, si rrugë alternative për qarkullim do të jetë rruga e vjetër Prishtinë – Ferizaj.