75 Mall Live Search
08:44 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dogana e Kosovës, sivjet, mblodhi mbi një miliard e 120 milionë euro

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, vlerësoi se ky vit ka qenë i mirë për institucionin, i cili është baza kryesore e të hyrave për buxhetin e Kosovës.

Sipas tij dhe pse zgjedhjet që janë mbajtur në këtë vit në Kosovë, ato nuk kanë ndikuar në Doganë.

 “Dogana e Kosovës për këtë vit deri tani ka mbledhur mbi një miliard e 120 milionë euro”, tha ai në RTK.

Sipas tij të hyrat janë më shumë për katër qind.