19:05 / E Diele, 16 Gusht 2020 / C E

Këtij gjyqtari i besohet ndeshja e Gjilanit në Europa League

E marta do ta vendos skuadrën nënkampione të futbollit kosovar, Gjilanin, në duelin e Ligës së Evropës kundër SP Tre Penne.

Gjilanasit do ta luajnë sfidën e para kualifikuese kundër klubit nga San Marino, teksa sot UEFA ka zbuluar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë takim.

Alex de Albuquerque Troleis nga Ishujt Faroe do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, teksa dyshja anësore do të formohet nga: Dan Petur Pauli Højgaard dhe Jørleif Djurhuus.

Gjyqtari i katërt është Eiler Rasmussen. Sfida mes Gjilanit dhe SP Tre Penne do të luhet më 18 gusht nga ora 21:00.