Këto 12 kombëtare Kosova nuk mund t’i ketë në grup/ UEFA ia ka ndaluar me 3 prej tyre

Për herë të dytë në historinë e saj, Kombëtarja e Kosovës do të luajë në kualifikimet e kampionatit botëror.
Në ciklin e kaluar për botërorin “Rusia 2018”, “Dardanët” kishin regjistruar 9 humbje dhe 1 barazim.
Sonte me fillim nga ora 18:00, Kosova do të kuptojë kundërshtarët e grupit në shortin që organizohet në Zvicër, shkruan Indeksonline.
Ekipi ynë kombëtar nuk do të mund të ballafaqohet me 12 shtete. Disa vjet më parë UEFA-ja ia kishte ndaluar ndeshjet me Sërbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa vitin e kaluar në këtë listë u shtua edhe Rusia.
Krejt kjo për shkak të problemeve politike midis vendeve.
Por janë edhe 9 vende të tjera që janë në po të njejtën vazo me Kosovën: Armenia, Qipproja, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.
Cikli kualifikues, do të zgjasë një vit, nga marsi 2021 deri në mars 2022.
/Indeksonline/