09:54 / E Martë, 23 Maj 2023 / AR

Këto 18 klube tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Shumë liga të futbollit nuk kanë përfunduar ende, por tashmë dihen 18 nga 32 pjesëmarrësit e sezonit të ardhshëm të Champions League.

Kujtojmë se do të jetë edicioni i fundit i Champions League siç e kemi parë prej vitesh, ndërsa nga sezoni 2024/2025 do të marrin pjesë 36 klube, ku secili do të luajë nga tetë ndeshje para fazës eliminatore sipas modelit zviceran.

Këto janë 18 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Champions:

Borussia Dortmund, Bayern, RB Leipzig (+1)

Manchester City, Arsenal, Newcastle (+1)

Barcelona, ​​Atletico Madrid, Real Madrid (+1)

Napoli, Lazio (+2)

PSG (+1)

Benfica, Porto

Feyenoord

RB Salzburg

Celtic

Crvena zvezda