4 bashkësi territoriale të Pejës, nga ora 10:00 pa ujë të pijshëmm
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/01/111-750x375.jpg)
Zyra për media e KRU “Hidrodrini” në Pejë, njofton konusmatorët e saj se në kuadër të një investimi në rrjet, që ka të bëjë me montimin e ujëmatësit zonal që shërben për detektimin e humbjeve, sot nga ora 10:15 minuta e deri në orën 16:00, pa furnizim me ujë do mbeten bashkësitë territoriale: ‘Maja e Zezë’, ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’.
Punimet po zhvillohen në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm rajonal të Pejës.
Njoftim për ndërprerje të planifikuar
Konsumatorët e bashkësive territoriale: ‘Maja e Zezë’, ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’, nga ora 10:15 minuta deri në orën 16:00, të ditës së sotme (16 janar 2020) do të kenë ndërprerje të frunizimit me ujë!
Ndërprerja është e planifikuar dhe vjen për shkak të montimit të ujëmatësit zonal të detektimit të humbjeve”, thuhet në njoftimin nga Zyra për media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.