16:59 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Këto do të jenë imazhet e reja në paketat e cigareve

Zyrtarët e Shëndetit të Sh.B.A-së po bëjnë një përpjekje të re për të shtuar imazhe grafike në paketat e cigareve për t’i dekurajuar amerikanët nga përdorimi i tyre. Nëse do të bëhej kjo do ishte ndryshimi i parë në paralajmërimet e cigareve në 35 vite.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave të enjten propozoi 13 paralajmërime të reja që do të shfaqeshin në të gjitha cigaret, përfshirë imazhe të tumoreve kanceroze të qafës, mushkërive të sëmura dhe këmbëve me gishtërinjtë e amputuar, transmeton Indeksonline.

Ilustrime të tjera me ngjyra do të paralajmërojnë duhanpirësit që cigaret mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës, pafuqi dhe diabet.

Etiketat do të merrnin gjysmën e pjesës së përparme të paketave të cigareve dhe do të përfshijnë paralajmërime me tekst, siç është “Pirja e duhanit shkakton kancer të kokës dhe qafës”. Etiketat do të shfaqeshin edhe në reklamat e duhanit.

Kanada u bë vendi i parë që vuri paralajmërime grafike mbi cigare në vitin 2000.

Pirja e duhanit shkakton më shumë se 480,000 vdekje çdo vit në SH.B.A/Indeksonline/