Këto foto demantojnë “fuqinë” ushtarake ruse, SU-34 as në tokë e as në qiell
Si duket nuk janë të pakta rastet kur mundi i propagandës ruse për ushtrinë ruse dhe armatimet e saj, hidhet poshtë nga veprimet e vet ushtrisë ruse.
“Madhështia” ushtarake ruse , më së miri shpjegohet nga fotot e më poshtme, ku në autostradën ruse shihet aeroplani luftarak rus SU-34, i cili në pamundësi të fluturimit përmes rrugëve tokësore dërgohet për servisim dhe bllokon rrugën.
SU-34 llogaritej si krenaria ruse e aeroplanëve luftarakë, prandaj një pamje e tillë i ka dëshpruar si rusët ashtu edhe aleatët e saj.



