75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Këto funde do t’ju nxjerrin xhinset nga qejfi!

Çfarë do t’i jepte pak pranverë garderobës suaj? Padyshim një fund i ri, i freskët dhe me ngjyra që kërkojnë vëmendje. Por, si duhet të duket ai?

Si fillim duhet të besoni në fuqinë që ka një fund për të ndryshuar komplet pamjen. Hapi i dytë është të frymëzoheni me modelet më poshtë para se të nisni me pazaret e verës!

Një ngjyrë e tillë është MUST për këtë stinë! I thjeshtë dhe funksional në çdo orë të ditës.

Si thoni për një mini fund si ky?! S’është e thënë që doemos duhet të jetë Gucci për të qenë po kaq interesant.

Mund ta gjeni për shumë më lirë  dhe ta kombinoni me balerinat tuaja të preferuara.

Një fund i freskët që derdhet kaq bukur në trup! Printet mund të jenë të çfarëdoshme, por mos harroni leopardin. Ai është kudo!

Fundet treçerekshe do t’ju bëjnë të dukeni klas dhe shumë elegante. Një ngjyrë blu pudër është alternativa më e mirë.

Mos mendoni se s’është më koha e fundve me pala. Ja si duhet të duken në 2019-ën. Më seksi se kaq?

/Anabel Magazine/