75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këto gabime të prindërve do i “vuajë” gjithë jetën fëmija

Prindërimi nuk ka rregulla të shkruara, prindërit janë të ndryshëm ashtu si dhe fëmijët! Gjithmonë ka vend për përmirësim e të dyja palët gabojnë e mësojnë nga njëri-tjetri. Por ndodh që gabimet e disa prindërve të jenë trashanike dhe fëmijët t’i “vuajnë” gjithë jetën ! 


Bëhet fjalë për atë model prindërimi që rrit fëmijë narcistë. Personaliteti narcistik është konsideruar nga psikologët e nga sociologët si një çrregullim mendor.Nëse fëmija ka një personalitet që karakterizohet nga ndjenja e superioritetit ai ka tendencën të shfaqë probleme të sjelljes në të ardhmen. Këta fëmijë rriten me idenë se janë më të rëndësishëm se të tjerët, mendimi i tij vlen më shumë. Kanë nje vetbesim të lartë e të brishtë, i cili mund të preket lehtë nga kritika më e vogël. 
Narcisizmi mund

të jetë një tipar gjenetik, por, në shumicën e rasteve zhvillohet me kalimin e kohës. 
Hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se vetë prindërit po rrisin fëmijë narcistë duke i lavdëruar dhe i trajtuar në mënyrë jo normale. 


Këta fëmijë mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve dhe meritojnë një trajtim të veçantë sepse dallojnë nga fëmijët e tjerë. Kur fëmija shihet si i veçantë dhe kjo gjë i transmetohet atij, ai nuk është i aftë të kuptojë kontekstin e ngjarjeve dhe e kupton lëvdatën ndryshe nga ç’do të dëshironin prindërit. Në thelb, është e rëndësishme t’i trajtoni fëmijët me dashuri, , por jo sepse ata janë më të mirë nga të tjerët.
Inkurajojini të formojnë shoqeri e lidhje të reja dhe jo të impresionojnë të tjerët
Mësojini ç’është empatia : Janë dy mësime më të rëndësishme që vlejnë më shumë se të qenët i pari: