75 Mall Live Search
23:10 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këto gjëra rreth tradhtisë duhet t’i dijë çdo çift

Nuk ka asgjë më të dhimbshe sesa të kuptoni që partneri/partnerja iu ka tradhtuar.

Të mbani martesen apo lidhjen të gjallë dhe të hareshme për një kohë të gjatë, nuk është diçka e lehtë. Të kuptoni dhe të përballja me njëri tjetrin mund të ndikojë në mbijetesën e lidhjes. Mirëpo, këtu janë disa gjëra që çdo çift duhet t’i dijë rreth  tradhtisë.

Tradhtia është po aq e vjetër sa martesa

Ne shkruajm këngë për dashurinë dhe martesën, por ato të cilat qëndrojnë me ne janë ato këngë për tradhtinë. Ne i dëgjojmë këto këngë dhe shpresojmë që asnjëherë nuk do të jemi viktima të dashurisë, transmeton lajmi.net.

Por, po ashtu e dimë se pasioni është i fuqishëm. Ne betohemi se do ta dojmë partnerin/partneren deri sa vdekja të na ndajë, mirëpo, kjo nuk do të thotë që tradhita nuk ndodh edhe në martesë.

Monogamia nënkupton të qendroni besnik me njëri tjetrin për shumë vite. Martesa me një person fillon me plot shkëlqim, passion dhe përkushtim. Por, gjërat ndodhin, zjarri i dashurisë fillon të shuhet me punë dhe fëmijë dhe me kalimin e viteve.

Një këshilltare e martesave thotë se gjatë tërë 40 viteve përvoj me çifte, ajo e ka kuptuar se tradhtia dhe mosbesimi shfaqet edhe në martesat më të mira.

Mirëpo, çfarë ndodh pas saj, a vendosin të qëndrojnë apo të largohen.

“Për gjatë praktikës time kam këshilluar shumë gra dhe burra të cilët nuk kanë dashur të largohen. Ata/ato ndjeheshin konfuz dhe plot acaruar. Por, ata ende e dashuronin partnerin/partneren dhe dëshironin ta ‘shëronin’ lidhjen e tyre dhe të riktheheshin së bashku, por familjarët dhe shoqëria nuk I ka lejuar”- tha këshilltarja.

Çdo çift është unik. Tradhtia mund të shkaktoj shumë problem, fizike dhe emocionale. Një kliente kishte përjetuar kancer në gji përgjatë kohës kur ka kuptuar që burri i saj e ka tradhtuar. Një shokë i ngushtë ka gjetur se ka diabet, të cilin e ka pasur në kontroll por që ka dal kur ka kuptuar që partnerja e tij ka tradhtuar.

Tradhtia mund të jetë fundi i një lidhje, ose edhe fillimi i saj

Njëra prej pyetjeve më të rëndësishme dhe më të vështiira që një klient mund të pyes pasi njëri prej partnereve ka tradhtuar është: A duhet të qëndroj, apo të largohem. Askush nuk mund të vendos për tjetrin se çfarë të bëjë, mirëpo gjithmonë jam munduar të i këshilloj.

Tradhtia është gjëja më e keqe që mund të ndjejmë. Nëse ju ka ndodhur kjo gjë ju duhet kohë për tu shëruar.

Duhet të kaloni kohë me familje dhe shoqëri, të flisni me një specialist. Mos merrni vendime kur jeni në momente të traumës. Kur jeni gati, flisni me partnerin/partneren. Kuptoni se çfarë dëshironi kur i shihni në sy dh eta kuptoni që a jeni në gjendje t’i besoni përsëri atij personi dhe të vazhdoni përpara, apo e keni humbur të gjithë besimin.