21:23 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këto janë 10 kompanitë për të cilat nuk vlen taksa 100%

Koka-Kola, Tuborg, Dukat, Gemalto, Rauh, Henkel, Fluidi, Gorenje, Megl dhe Jafa.

Këto janë produktet e dhjetë kompanive të huaja me seli në Serbi, të cilat shesin mallra në Kosovë,e që nuk kanë nevojë të paguajnë taksat 100% të vendosura nga Kosova.

Për këto kompani, Kosova ka bërë një aneks të vendimit të mëparshëm, në mënyrë që produktet e këtyre kompanive të mund të vendosen në Kosovë.

Pra, kjo masë nuk do të aplikohet në kompanitë “Rauh”, “Henkel”, fabrikën për prodhimin e lëngjeve të gazuara dhe jo yndyrore “Fluidi” nga Presheva, si dhe “Gorenje”, “Megl” dhe “Jafu” nga grupi Kapa Star. /IndeksOnline/