Këto janë 10 makinat më të lira për t’i siguruar
Nëse shoku i blerjes së një automjeti të ri nuk është i mjaftueshëm për t’ju lënë pa mend, juve ju duhet edhe më shumë buxhet për karburant apo elektricitet, plus mirëmbajtje dhe riparime të mundshme. Si dhe ju duhet ta siguroni makinën tuaj sigurisht.
Tani, kjo është zona ku ju mund të kurseni një shumë të konsiderueshme parash nëse tregoheni të zgjuar.
Në një studim të bërë nga Insure.com, vjen për ne një listë e automjeteve më të lira për tu siguruar, si rezultat i një krahasimi të vlerave në disa shtete për rreth 3,000 modele të ndryshme.
Pra, cilat janë makinat më të përballueshme për 2019-ën?
- Jeep Compass Sport (1,349$)

Fillojmë me Jeep Compass Sport, një crossover kompakt off-road shumë të pashëm, që duket si një Grand Cherokee e vogël. Sigurimi i kësaj makine do t’ju marrë juve 1,349$.
- Subaru Forester 2.5i (1,347$)

Me vetëm dy dollarë më pak se Jeep-i më lart – sigurisht për sa i përket sigurimit – është Subaru Forester 2.5i. Duke i mbajtur kostot poshtë, ky automjet japonez vjen me një sërë pajisjesh standarde si drejtimi 4×4, pajisjet e avancuara të sigurisë nga paketa EyeSight, dhe madje testi i përplasjes ka pasur rezultat mahnitës.
- Ford Escape S (1,344$)

Ky është versioni më i përballueshëm i këtij automjeti. Në këtë konfigurim, vjen me motorin 2.5-litër, airbag dhe jo shumë gjëra të tjera. Çmimi bazë i makinës është 25,000$.
- Jeep Renegade Sport (1,338$)

Një tjetër Jeep! Më i lirë se modeli që përmendëm më parë. Një version me gomat e përparme aktive, me transmetim manual dhe motor 1.4-litër do t’ju kushtojë juve një kosto mestarare prej 1,338$.
- Honda CR-V LX (1,333$)

Në vendin e gjashtë vjen Honda CR-V LX, një nga tre makinat japoneze pjesë të listës. Mbulimi i kësaj makine do t’ju kushtojl 1,333$. Kjo makinë ka marrë pikë të larta në testimet e sigurisë, për sigurinë e lartë në autostrada.
- Honda HR-V LX (1,325)

Honda HR-V subkompakte është një tjetër mundësi ekonomike, me një mesatare prej 1,325$ për sigurimin. Madje edhe ky nivel fillestar vjen me ndenjëse të pasme të lëvizshme, me gomat e përparme aktive, 141 kuaj fuqi dhe me motorin 1.8-litër, për vetëm 22,000$.
- Mazda CX-3 Sport (1,307$)

Mazda CX-3 Sport vjen me 148 kuaj fuqi që vijnë nga gomat e përparme, kamio automatike me gjashtë nivele shpejtësie.
- Subaru Outback 2.5i (1,306$)

Vetëm një dollar diferencë nga Mazda CX-3, por përsëri më e lirë. Kompanitë e sigurimit i pëlqejnë Subaru-të pasi kanë pajisje sigurie të shumta, dhe janë relativisht më të lira.
- Jeep Wrangler Sport (1,304$)

Një tjetër Jeep në këtë listë. Edhe Wrangler bëhet pjesë e listës, në formën Sport. Madhësia dhe thjeshtësia mekanike, në teori, i mbajnë këto makina jashtë telasheve. Primi i sigurimit për këtë makinë është 1,304$. Çmimi bazë i makinës është 30,000$.
- Honda Odyssey (1,298$)

Dhe tani është radha e automjetit, që në një mesatare, ka vlerat më të ulëta të sigurimit. Bëhet fjalë për minivani Honda Odyssey Në fakt, për 10 vitet e fundit, kjo makinë ka qenë pjesë e listës me makinat me primin më të ulët të sigurimit.