75 Mall Live Search
15:15 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këto janë 10 qytetet me numrin më të madh të rasteve me COVID, në 24 orët e fundit

Prishtina siç ndodh rëndom edhe këtë hënë në raportin 24 orësh të IKShPK-së, ka prirë me numrin e të prekurve me Covid-19.

Vetëm sot janë regjistruar 45 raste të reja, duke u pasuar nga qyteti perëndimor, Peja, e cila gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 12 raste të reja, për të vazhduar me Mitrovicën që ka shënuar 9 raste, e kaq ka edhe qyteti fqinj i saj Vushtrria, raporton IndeksOnline.

Në vendin e pestë renditet Lipjani me 7 raste, në të gjashtin Gjilani me  6 raste, e Ferizaj zë vendin e shtatë me  5 raste të reja sa ka edhe  Gjakova që renditet në vendin e tetë. Vazhdon tutje po kaq raste edhe Skenderaj, ndërsa dhejtëshen e parë e përmbyll Prizreni me 4 raste./IndeksOnline/