Këto janë 11 kombëtaret që kanë siguruar deri më tani biletën pë Kampionatin Evropian

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme, ka shkuar në 11-të numri i kombëtareve që kanë siguruar kualifikimin për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në gjermani gjatë vitit 2024.
Hungaria e cila barazoi sonte me Bullgarinë dhe Sllovakia pas fitores ndaj Islandës janë dy kombëtaret e fundit që kanë siguruar biletën për Kampionatin Evropian, shkruan IndeksOnline.
Gjermania si organizatore e “EURO 2024” kombëtarja e cila automatikisht është pjesë e Evropianit.
Tetë kombëtaret e tjera që matematikisht kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian janë: Spanja, Skocia, Franca, Anglia, Turqia, Austria, Belgjika dhe Portugalia./IndeksOnline/