23:46 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Këto janë 12 klubet të cilat e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Kur ka mbetur edhe një xhiro në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, janë 12 klube që kanë marrë biletën për fazën e eliminimit direkt.

Arsenali dhe PSV janë dy skuadrat që sonte siguruan kualifiminin, pasi mposhtën Lensin, respektivisht Sevillan, shkruan IndeksOnline.

Në Grupin A, Bayern Munich kualifikimin, ndërsa skuadra e dytë vendoset mes Copenhagenit, Galatasarayt dhe Manchester Unitedit.

Në Grupin C, Real Madrid ka kaluar tutje, ndërsa Napoli dhe Braga luajnë ndeshjen vendimtare pas dy jave, me skuadrën italiane që i nevojitet vetëm barazimi, kurse portugezët i kryen punë fitorja me diferenc prej dy golave.

Real Sociedad dhe Inter në Grupin C, e kanë siguruar kualifikimin qysh në ndeshjet e kaluara.

Atletiko Madrid dhe Lazio janë dy skuadrat nga Grupi E, që kanë marrë biletën për në fazën e eliminimit direkt.

Në Grupin e ”vdekjes”, Dormund ka siguruar kualifikimin pas fitrores së mbrëmshme ndaj Milanit, me rosonerët që end janë në garë për vendin e dytë, së bashku me PSG-në dhe Newcastle Unitedin.

Manchester City dhe Leipzig kanë siguruar kualifikimin nga Grupi G.

Në Grupin H, Barcelona pas fitores ndaj Portos ka siguruar kualifikimin, ndërsa skuadra portugeze do të luan ndeshjen direkte me Shakhtar Donetskun.

Të dyja skuadrat kanë nga 9 pikë, ndërsa në ndeshjen e parë, Porto kishte fituar si mysafire, me rezultat 3-1.

Pra pas dy jave mësohen edhe katër skuadrat e fundit, për të kompletuar numrin prej 16 ekipeve./IndeksOnline/