Këto janë 20 klubet, që kanë shpenzuar më së shumti gjatë 10 vjetëve të fundit
Paratë nuk ua fitojnë titujt ?
Epo, mbase ndonjëherë edhe ndodh. Kjo ka ndodhur me Manchester Cityn.
Citizens ka shpenzuar 1.69 miliardë euro për të blerë lojtarë tashmë 10 vjet, duke fituar një numër të konsiderueshëm të trofeve, përfshirë 4 Premierliga.
E dyta renditet Barcelona, që ka ndryshuar politikat e saj të para 10- vjetëve që bazohej në akademinë e saj dhe jo në transferime, shkruan Indeksonline.
Blaugranët kanë shpenzuar 1.48 milardë euro për 131 lojtarë që prej sezonit 2009/10.
“Mbretërit” renditen të tretët me 1.38 milardë euro, ndërsa befason PSG që renditen të 6-të me 1.30 miliardë euro.
Një tjetër befasi është Bayern Munichu që renditet e 15-ta me 759 milionë euro.
Top 20-shen e përmbyll Valencia me 590 milionë euro./Indeksonline/