75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / L K

Këto janë 23 vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi ka bëre publike 23 vendimet e miratuara në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vendimet e miratuara:

– Miratimi i Programit Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2030.

– Aprovimi për themelimin e tri ndërmarrjeve publike lokale: “Dardana Sh.A.” në Dardanë, “Eko-Llapi Sh.A.” në Besianë, si dhe “Eko-Theranda Sh.A.” në Therandë.

– Zgjerimi i listës së produkteve të liruara nga norma e taksës doganore në mbështetje të prodhuesve vendorë

– Pranimi i kërkesës së Telekomit për huamarrje në vlerë prej 15 milionë euro për projekte investive.

U miratuan dhe pesë nisma për amendamentin e marrëveshjeve financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që kanë të bëjnë me programet IPA 2015, 2016, 2020, 2021 dhe 2022.

Ndamë 290 mijë euro për finalizimin e shtëpive për komunitetet joshumicë dhe 300 mijë euro për sanimin e rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje.

I propozuam Kuvendit:

– aprovimin e statutit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” të rishikuar pas 11 vitesh;

– emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës;

– Projektligjin për Ratifikimin e marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve.

Miratuam Strategjinë e Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027 dhe Planin e Veprimit dhe Strategjinë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2023-2027 dhe Planin e saj të Veprimit.

Votuam në favor të nisjes së procedurave të shpronësimit për realizimin e dy projekteve me rëndësi, atë për Mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore në lokalitetin arkeologjik Ulpiana dhe ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.