12:10 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

5 arsyet kryesore, që shkaktojnë infertilitet te gratë e të gjitha moshave

Sipas statistikave, 10 nga100 gra kanë probleme me shtatzaninë. Ndonjëherë, gjërat më të parëndësishme mund të ulin pjellorinë dhe sjellin pamundësinë për të mbetur shtatzënë.

Këto më poshtë janë disa nga gjërat që mund të ndalojnë ifertilitetin tuaj:

Aktiviteti fizik i tepruar: Ndërsa ushtrimi mund të forcojë pjellorinë, veçanërisht në mesin e grave që janë mbipeshë, në raste të tjera mjekët sugjerojnë që stërvitjet intensive dhe të tepërta mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve dhe të ndërhyjnë në ciklin menstrual, duke shkaktuar nivele të ulëta të progesteronit. Kjo mund të parandalojë implantimin e një veze të fekonduar.

Nivelet e larta të stresit: Lidhja e saktë midis infertilitetit dhe stresit është ende e panjohur, por shumë studiues arritën në përfundimin që shqetësimet psikologjike dhe ankthi ndikojnë në shanset e pakta për të mbetur shtatzënë. Disa gra mund të preken më shumë nga stresi se sa të tjerat. Për më tepër, shumë fillojnë të shqetësohen për një paaftësi për të ngjizur që shkakton depresion dhe stres të tepërt për një gru.

Mosha është një faktor tjetër i rëndësishëm: Numri i vezëve në jetën e çdo gruaje përcaktohet kur ajo lind. Vezët plaken dhe përkeqësohen në cilësi teksa një grua plaket. Në të 20-t, një grua ka një shans 25-30% të mbetet shtatzënë çdo muaj. Ky probabilitet zvogëlohet në 5% në moshën 40- vjeçare.