18:11 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

 Këto janë aktivitetit e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për nesër

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” po vazhdon me aktivitetet e saja. Këto janë aktivitetet për nesër nga kjo fushatë.

“Ta Pastrojmë Kosovën” ju njofton se nesër [13 nëntor] duke filluar nga ora 10:00 do të organizohet aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”, transmeton Indeksonline.

Aktiviteti i nesërm organizohet në kuadër të projektit “Let’s Green It”, ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkrahet nga BGF dhe INDEP dhe implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Përveç ekipit të Let’s Do It, aksionit do t’i bashkohen edhe nënkryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë si dhe nxënës e banorë të kësaj lagjeje. Aksionit i bashkohet edhe Kompania “Uniteti” me makineri.

Po ashtu, aksion pastrimi do të ketë nesër edhe në Komunën e Istogut./Indeksonline/