75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Këto janë akuzat e ngritura kundër Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Sot ka nisur gjykimi ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Nga prokuroti i specializuar ary u lexuan akuzat e ngritura kundër këtij ish-pjesëtari të UÇK-së, i cili tha se nuk është e gjithë aktakuza në tërësinë ë saj.

Mustafa akuzohet për:

Pika 1: Krimin e luftës të ndalimit arbitrar të kryer në një kompleks ndalimi në Zllash në Kosovë kundër të paktën 6 personave nga afërsisht 1 prilli 1999 – 19 prill 1999.

Pika 2: Krimin e luftës së trajtimit mizor, të kryer në një kompleks ndalimi në Zllash në Kosovë kundër të paktën 6 personave nga afërsisht 1 prill 1999 – 19 prill 1999.

Pika 3: Krimi i luftës, torturë, kryer në kompleksin e ndalimin në Zllash të Kosovës kundër të paktën 6 personave afërsisht 1 nga prill 1999 – 19 prill 1999.

Pika 4: Krimi i luftës për vrasje të paligjshme kryer në kompleksin e ndalimit që ndodhet në Zllash  kundër një personi, afërsisht 19prill 99 , dhe rreth fundit te prillit 99.

“Ka një dyshim të mirëbazuar që Mustafa është përgjegjës penalisht për kryerjen fizikisht të krimeve, për kryerje si anëtar i ndërmarrjes kriminale të përbashkët të krimeve, dhe duke kryer si një anëtar i ndërmarrjes kriminale krimin e vrasjes së qëllimshme, duke qene i vetëdijshëm që një krim i tillë mund të kryhet – duke kryer qëllimin e përbashkët të ndërmarrjes kriminale të përbashkët dhe duke e marr këtë rrezik me vullnet të lirë, duke urdhëruar e nxitur krime, duke ndihmuar dhe inkurajuar krimet”, deklaroi prokurori.

Ndaj këtyre akuzave Mustafa deklaroi se “s’ka asgje të vërtetë për asnjë nga pikat qw mi ngarkon kjo zyre”.