Këto janë armët me të cilat u krye plagosja në Prishtinë
Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit).
Met Elshani dhe A.K 23 vjeçar kanë mbetur të plagosur nga ky shkëmbim armësh.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuar janë Adhurim Lepaja, Leutrim. Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar.
Në vendin ku ndodhi shkëmbimi me armë janë gjetur edhe armët të cilat janë përdorur nga të dyshuarit.


