Këto janë benifitet që i humbën Meghan dhe Harry, pasi hoqën dorë nga statusi mbretëror

Meghan dhe Harry hoqën dorë zyrtarisht nga statusi mbretëror dhe një ndryshim i tillë shoqërohet padyshim me reduktim të shumë privilegjeve që gëzonin deri dje.
Cilat janë lukset që sot familja mbretërore ia mohon Dukësh dhe Dukeshës së Sussex-it?
- Ata duhet t’i kthejnë mbrapsht taksapaguesëve 3 milion dollarë për rinovimin e rezidencës së tyre mbretërore, në Frogmore Cottage.
- Mbretëresha nuk do të paguajë më asnjë qindarkë për stafin e tyre.
- As Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë asgjë për sigurinë e çiftit, duke qenë se statusi i tyre ndryshoi nga mbretërorë në qytetarë të thjeshtë.
- Meghan nuk do të mund të marrë më asnjë nga bizhuteritë e mbretëreshës siç bën Kate.
- Nisur nga kjo, nuk do ta shihni më Meghan-in me një tiara në kokë.
- Fëmijët e tyre të ardhshëm nuk do të konsiderohen si fëmijë mbretërorë.
- Askush s’do t’i mbrojë më nga paparacët si dikur!
- Meghan dhe Harry nuk do të bëjnë më udhëtime nëpër botë në emër të mbretëreshës. Udhëtimi i tyre i fundit ishte turi në Afrikë.