Këto janë çiftet çerekfinaliste të Kupës së Italisë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë.
Sonte Atalanta, Lazio dhe Juventus, kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale pasi kanë mposhtur Spezian, Bolognan dhe Monzan, shkruan IndeksOnline.
Tashmë janë mësuar edhe ndeshjet çerekfinaliste ku do të kemi ndeshje mjaftë interesante.
Kampioni në fuqi, Inter do të përballet me skuadrën e Atalantas, ndërsa Juventusi do të ketë punë me Lazion.
Në ndeshjet e tjera do të përballen skuadra e Romas me Cremonesen dhe Fiorentina me Torinon./IndeksOnline/