Këto janë çmimet zyrtare të biletave për ndeshjen Bullgari – Kosovë
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.
Sot, faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Bullgarisë i ka publikuar edhe çmimet e biletave.
Ekipi kombëtar i Bullgarisë do ta presë ekipin kombëtar të Kosovës më 10 qershor, në orën 21:45, në stadiumin kombëtar “Vasil Levski”. Çmimet e biletave ndryshojnë prej gjashtë deri në 153 euro, dhe ndahen në këto sektore:
Biletat për sektorin A – 20.45 euro
Biletat për sektorin B – 15.35 euro
Biletat për sektorin Б dhe Г – 6.15 euro
Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro
Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro
Biletat mund të blihen në: OMV, Orange Center, Office 1 Superstore, Postën e Bullgarisë, Qendra e Biletave në Pallatin Kombëtar të Bullgarisë për Kulturë, Arena Armeec dhe Technopolis.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua muajin e kaluar në Prishtinë, Kosova barazoi me Bullgarinë 1-1. Ndeshjen e ardhshme e ka kundër Malit të Zi me 7 qershor, dhe 3 ditë më vonë luan me Bullgarinë në Sofje. /Indeksonline/