Këto janë datat për sezonin e 2022/2023 të Seria A, Kupa e Italisë dhe Superkupa

Tashmë janë publikuar datat për sezonin 20222/2023 të Seria A, Kupës së Italisë dhe Superkupës.
Kampionati i Serie A do të filloj në fundjavën e 13-14 gushtit dhe do të përfundoj me 4 qershor të vitit 2023, transmeton Indeksonline.
Ndalesat e planifikuara për kampionatin janë: 25/09/2022 për ekipet kombëtare; 14.11.2022 periudha e pushimit për Kupën e Botës; 25/12 pushim Krishtlindjesh; 01/01 Pushimi i Vitit të Ri; 26/03 ndalesë për ekipet kombëtare.

Kupa e Italisë do të nis me raundin paraprak të Kupës së Italisë me datën 31 korrik, dhe do të vazhdojë me 7 gusht.
Më 19 tetor 2022, do të luhet raundi i 32-tave, ndërsa raundi i dytë i Coppa Italia do të luhet mes 11 janar e 18 janar 2023.
Çerekfinalet do të luhen më 1 shkurt 2023, ndërsa gjysmëfinalet do të luhen më 5 prill 2023 (ndeshja e parë) dhe 26 prill 2023 ( ndeshja e kthimit).
Finalja e Kupës së Italisë më 24 maj 2023.

Ndërsa Superkupa e Italisë e cila do të luhet mes Milanit dhe Interit, është caktuar me date 18 janar 2023.
Ndeshja finale do të luhet në Riad të Arabisë Saudite./Indeksonline/