10:27 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë disa nga ushqimet për një zemër të shëndoshë

Fasulja e zezë

Është burim i pasur i materieve ushqyese të cilat janë të shëndetshme për zemrën, duke përfshirë edhe acidin folik, antioskidantët dhe magnezin i cili ulë tensionin e gjakut, çka ndihmon në kontrollimin e nivelit të kolesterolit dhe sheqerit, transmeton Koha.net. Fasulen e zezë mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme dhe mund ta gjeni jashtëzakonisht lehtë, prandaj nuk ka arsye të mos e konsumoni.

Tuna

Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3 dhe është shumë më lehtë të gjendet se salmoni. Peshqit e pasur me acidet yndyrore omega 3 janë skumbri, harenga, trofta dhe sardelet.

Arrat

Një grusht arra në ditë mund të reduktojë nivelin e kolesterolit dhe inflamacionin në artere. Arrat janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, yndyrat mono-të-pangopura dhe fibrat. Në vend të ushqimeve të pashëndetshme, hani një grusht arra.

Portokajtë

Kjo pemë e ëmbël e lëngët përmban pektinë dhe kalium, të cilët rregullojnë tensionin e gjakut dhe reduktojnë nivelin e kolesterolit. Portokalli mund të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe sistemit kardiovaskular në tërësi.

Farat e lirit

Janë të pasura me fibra, fitokimikate dhe acide yndyrore omega 3. Fitokimikatet nxisin veprimin e acideve yndyrore omega 3, për ç’arsye janë edhe të forta. Shtoni në drithëra, jogurt, qumësht ose miell.

Temat: