11:54 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këto janë duelet që luhen sonte në Champions League, vëmendja në Itali

Mbrëmë u zhvilluan 8 ndeshjet e para të javës së tretë në Champions League.

Të gjithë favoritët arritën fitore, dikush më lehtë e dikush u desh të djersitej më shumë.

Sot, në ora 18:55 zhvillohen dy ndeshje, ajo ndërmjet Ajaxit dhe Chelseas dhe Leipzigu do të përballet me Zenitin.

6 duelet tjera zhvillohen me fillim nga ora 21:00, shkruan Indeksonline.

Barcelona udhëton në Çeki për t’u përballur me Slavia Pragën, për ta siguruar kreun e tabelës, ndërsa derbi i sotëm është përballja Inter-Dortmund, që mund të vendos shumëçka për fatin e dy ekipeve në vazhdimësinë e tyre në garën më prestigjioze evropiane.

Në duelet tjera takohen:

Salzburg – Napoli

Genk – Liverpool

Lille – Valencia

Benfica – Lyon