75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Këto janë dy maskat e Sellmës për lëkurë të shëndritshme e pa akne

Me punën e saj, grimerja Sellma transformon secilën vajzë duke çuar standardet e bukurisë në një nivel tjetër.

Duarve të saj ndër vite i kanë besuar edhe shumica dërmuese e fytyrave publike.

Por vet Sellma, përpos për të treguar truqet e grimit, rrjetet sociale i shfrytëzon tash e një kohë edhe për një tjetër detaj – këshilla të bukurisë.

Për qindra mijëra vajza që e ndjekin, grimerja ndan rekomandime për lëkurë të shëndritshme e të pastër.

E nëse mendoni se një gjë e tillë arrihet përmes kremërave të shtrenjta, gaboheni! Sellma sekretin për një fytyrë pa akne e vezulluese e gjen tek maskat e realizuara në shtëpi, me përbërës shumë të rëndomtë të cilët i kemi të gjithë në kuzhinat tona.

Në videon më poshtë, janë disa këshilla të Sellmës për largimin e akneve në kushte shtëpie: