10:25 / E Premte, 23 Nëntor 2018

Këto janë dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Rikthehet aksioni edhe në IPKO Superligën e Kosovës, me dy sfida mjaft interesante këtë të premte. Në orën 13:30 do të zhvillohen Ferizaj-Prishtina dhe Drenica-Trepça ’89.

Kryeqytetasit në këtë takim vijnë pas tetë fitoreve radhazi në kampionat dhe janë favoritë përballë ekipit vendas. Ndërkohë skuadra e udhëhequr nga Afrim Tovërlani në ndeshjen e fundit ka pësuar humbje nga Feronikeli në udhëtim.

Kujtojmë se në fazën e parë, Ferizaj e kishte befasuar Prishtinën në kuadër të javës së katërt, duke i marrë një pikë në kryeqytet pas barazimit 0-0.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica do të presë Trepçën ’89 në derbin rajonal.

Vendasit janë në kërkim të pikëve pasi në katër takimet e fundit kanë pësuar po aq humbje. Në anën tjetër ‘89-shi udhëton për të vazhduar me rezultate pozitive pasi në dy javët e fundit ka marrë katër pikë.

Temat:
Mos i humb