75 Mall Live Search
16:50 / E Premte, 14 Mars 2025 / Gj. Sh

Këto janë dy prurjet e reja te Kosova, të ftuar për ndeshjet ndaj Islandës

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për dy ndeshjet ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Në këtë listë janë dy emra të rinj, të cilët janë ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen A, shkruan IndeksOnline.

I pari është mbrojtësi i Prishtinës, Dion Gallapeni. 20-vjeçari po kalon një sezon fantastik me bardhekaltërit.

Ndërsa për herë të parë është ftuar edhe 16-vjeçari Lirijon Abdullahu.

Ai luan në Gjermani, te skuadra Stuttgart Kickers./IndeksOnline/