15:29 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë dy ushqimet që riparojnë pothuajse tërësisht dëmtimet nga cigarja

Të hani tre molla në ditë është mënyra natyrale e trajtimit të dëmtimeve të shkaktuara nga cigarja, kanë treguar studimet e reja.

Hulumtimet kanë gjetur të njëjtat përfitime që zgjasin jetën e që arrihen nga konsumimi i dy domateve çdo ditë.

Megjithatë, efekti mund të arrihet vetëm nëse ato janë të freskëta- domethënë domatet e konservuara ose të përpunuara si dhe mollët nuk funksionojnë.

Rënia natyrore e funksionimit të mushkërive gjatë 10 viteve ishte më e ngadalshme midis ish duhanpirësve me një dietë të lartë me domate dhe fruta, sidomos me mollë.

Shkencëtarët përfunduan se përfitimet rrjedhin nga dy domate ose tre fruta çdo ditë./Indeksonline/