14:06 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vajzat, që mbaheshin si skllave seksi nga lideri i ISIS-it

Julia ishte 13- vjeçare kur u rrëmbye nga ISIS-i në një bastisje në fshatin e saj në Irak. Ajo, tashti 18- vjeçare, mbahej si skllave seksi nga lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Bashkë me Julian, në po të njëjtin kamp ishte edhe një punonjëse e ndihmës amerikane, Kayla Mueller, e cila u mbajt nga ISIS-i për 18 muaj para se të vritej në Siri më 2015.

26- vjeçarja Kayla nga Arizona dhe i dashuri i saj sirian, Omar Alkhani, u kapën nga ISIS-i, pasi të dyjat u larguan nga spitali “Sans Frontiers” në Alepo.

Julia dhe Kayla ishin bërë bashkë kur u transferuan në shtëpinë e një përgjegjësi të naftës në ISIS si skllave seksi për Abu Bakr al-Baghdadin.