09:14 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekipet e kualifikuara, në Euron 2020, deri tashti

Anglia dhe Çekia siguruan mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, duke e lënë jashtë Kosovën, e cila do tentojë një shans tjetër.

Dhjetë kombëtare deri tashti e kanë siguruar vendin e tyre në Evropian, përderisa në tri grupe është mbyllur që tashti dilema e dy ekipeve që kalojnë.

Anglia, Çekia, Ukraina, Polonia, Franca, Turqia, Belgjika, Rusia, Spanja dhe Italia tashmë janë të kualifikuara dhe ndeshjet e ardhshme do t’i zhvillojnë pa kurrfarë presioni, shkruan Indeksonline.

Konkretisht në grupin A, ku Anglia dhe Çekia përparojnë, në grupin H ku Franca dhe Turqia presin biletën e Euros 2020, duke lënë jashtë Islandën dhe Shqipërinë dhe në grupin I, ku ende ka dy xhiro për t’u luajtur megjithatë dihet se kush do kalojë grupin. Është Belgjika së bashku me Rusinë./Indeksonline/