15:21 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Këto janë femrat që shkëlqyen në tapetin e kuq, në Javën e Modës, në New York

Ndër femrat e famshme që ranë në sy me veshjet dhe paraqitjet e tyre në Javën e Modës në New York, ishin Heidi Klum, Lais Riberio, Devon Windsor dhe Nina Agdal.

Bukuroshet mahnitëse ishin pjesë e hapjes së Javës së Modës, derisa morën gjithë vëmendjen me veshjet interesante, transmeton Indeksonline.

Heidi, 46 vjeç shkëlqente me fustanin e dizajnerit Stephanie Rolland.

Lais, 28 vjeçe u shfaq me një fustan të bardhë, që i shkonte shumë.

Devon, 25 vjeçe kishte vendosur të theksonte linjat e saj trupore me fustanin e bukur të gjelbërt.

Nina, 27 vjeç, dukej mjaft ‘stylish’, me fustanin e zi.