Këto janë fjalët e Halitit pasi u gjobit nga Policia për mosmbajtje të maskës

Sot gjatë ditës deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është gjobitur nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës.
Lidhur me këtë Haliti shkroi në Facebook, ku edhe konfirmoi marrjen e gjobës, shkruan Indeksonline.
Ai po ashtu apeloi te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos lëvizim pa maska mbrojtëse.
“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, shkroi ai./Indeksonline/
