75 Mall Live Search
16:14 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Këto janë fjalët e Nuhiut pas fitores ndaj Trepçës’89

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 11’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Djelmoshat e Nuhiut u treguan të zot në këtë takim, pasi minimalisht fituan ndeshjen në “Riza Lushta” në 0:1, shkruan IndeksOnline


Pas ndeshjes foli edhe tekniku Adrian Nuhiu, ku tha se ka një skuadër shumë cilësor.

“Do mundohemi ta përsërisim atë që e bëmë vitin e kaluar. Mirëpo nuk do të jetë e lehtë aspak. Momentin që ekipi del të maksimumi unë kam besim, pasi që kemi një skuadër shumë cilësore”, tha  Nuhiu për ‘Art Sport’

Drita me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 22 pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 tashmë bie në vendin e gjashtë me 14 pikë të grumbulluara.