Këto janë fjalët e para të Pochettinos si trajner i PSG-së

Sot dhe zyrtarisht, skuadra e Parisit e ka prezantuar trajnerin e tyre të ri e që është Mauricio Pochettino.
Pas shkarkimit të tuchel, Parisi ka bashkuar në radhët e veta, ish-teknikun e suksesshëm të Tottenhmait, shkruan IndeksOnline
Argjentinasi, pas prezantimit tha se po dnihet shumë i lumtur që ka firmosur me milionerët.
” Unë jam lumtur dhe i nderuar që bëhem trajner i ri i Paris Saint-Germain. Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që më japin. Siç e dini, ky klub gjithmonë ka mbajtur një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme për të, veçanërisht për atmosferën unike në Parc des Princes. Unë kthehem sot në klub me shumë ambicie dhe përulësi, ndërsa jam gjithashtu shumë i etur për të punuar me disa nga lojtarët më të talentuar në botë. Kjo skuadër ka një potencial fantastik dhe unë do të bëj gjithçka me stafin tim për të optimizuar rezultatet e Paris Saint-Germain në të gjitha garat. Ne gjithashtu do të bëjmë çmos për t’i dhënë ekipit tonë atë identitet luftarak”, tha Pochettino.