18:46 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Këto janë fotografitë e këngëtareve shqiptare që ‘ndezën’ Instagramin në vitin 2018

Përdorimi i rrjeteve sociale çdo ditë e më shumë po rritet dhe është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë.

Derisa disa shpenzojnë një mirë të kohës duke u bërë ‘manjak’ të këtyre rrjeteve, të tjerët po i shfrytëzojnë ato për të marrë vëmendje, për të arritur famë, por pse jo edhe për të përfituar.

Nëse para disa vitesh ka qenë e vështirë të dish për jetën personale dhe përditshmërine e të famshmëve, tani kjo gjë është fare e lehtë. Nuk na duhet shumë për të ditur se çfarë ha, ku fle dhe më kë rri një VIP, shkruan Indeksonline.

Edhe në vitin 2018 lajmet më të freskëta i morëm nga rrjeti tashmë i famshëm social Instagram.

Janë femrat ato që spikatën edhe këtë vit me postime të nxehta e provokative. Disa u lavduan për mënyrën e tyre të paraqitjes, por pati edhe nga ato të cilat përgjatë këtyre dymbëdhjetë muajve sollën vetëm pjesë të trupit, ku përmes ‘lakuriqësisë’ së tyre kërkuan vëmendje.

Ajo që rrëmbei vëmendjen e botës me sukseset, por edhe imazhet e saj në llogarinë Instagram, pa asnjë dyshim është ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora. Modë, sensualitet, suksese e imazhe familjare, është biondina që nuk la asgjë pa treguar për fansat e saj. Indeksonline iu sjellë imazhet më të mira të saj.

E kur jemi tek yjet tona që kanë bërë emër në botë, këtu hyn edhe Dua Lipa. Artistja e re që s’iu deshën shumë vite, për ta bërë botën për vete. Por jo vetëm me projekte muzikore e koncerte, ajo në vitin 2018 solli edhe goxha imazhe atraktive. Ju sjellim disa:

Edhe këtë vit ajo që na befasoi për të mirë, ku pati një kujdes të veçantë për mënyrën se si e menaxhoi faqen e saj, ishte prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca. Stil, elegancë, detaje nga karriera e saj, por edhe imazhe nga pushimet, ishin ato që na i përcolli bukuroshja. Në vazhdim iu sjellim disa imazhe të zgjedhura që Luana ndau me ndjekësit e saj.

Kur jemi tek stili dhe bukuria, s’kishte si të mungonte në këtë listë, as këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri e cila është një nga femrat që ka guxim të eksperimentoi me pamjen e saj, ndërsa përherë arrin të sjellë diçka unike dhe të parezistueshme.

E rezervuar, por modeste, këtë vit me postime ishte edhe këngëtarja tashmë me famë ndërkombëtare, Elvana Gjata. Përveç që adhuruesve të saj u solli projekte që u bënë hite, ajo na erdhi e freskët edhe me bukurinë e saj natyrale përmes imazheve të postuara në llogarinë Instagram.

Ndonëse jo aktive me këngë, Anxhelina Hadërgjonaj na erdhi e papërmbajtshme me imazhe nga më të ndryshmet. Bukurinë dhe stilin e saj na e përcjelli gjatë gjithë vitit, prandaj ne zgjodhëm më të mirat nga llogaria e saj Instagram. Kujtojmë që Anxhelina vitin 2019 do të nis me një projekt muzikor që do t’vjen në gjuhën angleze.

Ajo që këtë vit erdhi me fotosesione të shumta, e që bukuria e saj spikati në çdo imazh ishte edhe Morena Taraku. Me linja trupore fantastike, ajo arriti të merr vëmendje mediatike dhe të jetë mjaftë e komentuar. Ndonëse provokative, Morena megjithatë solli edhe trendin e fundit të modës, çka se duhet vlerësuar me nota të larta postimet e saj.

Një tjetër këngëtare që realizoi fotosesione të shumta ishte edhe Kida. Ndonëse e re në moshë ajo jo vetëm karrierën artistike, por edhe rrjetet sociale po di si t’i menaxhoi. E përmbajtshme në postimet e saj, madje edhe unike na erdhi artistja gjatë këtij viti. Këto janë fotografitë më të bukura të saj gjatë vitit 2018.