08:50 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Këto janë gabimet më të zakonshme që bëjnë burrat në shtrat!

Seksi jo gjithnjë është ai i duhuri pasi jo më kot ka gra të pakënaqura dhe ekspertë që studiojnë shkaqet pse akti nuk u shijon. Në vijim, do të gjeni 5 gabimet më të zakonshme që bëjnë burrat në seks. Sigurisht që edhe gratë bëjnë gabime, por për këto do të shkruajmë herë tjetër.

#1 – Mendojnë se seksi duhet të nisë në dhomën e gjumit.

Sigurisht që qëndron, por ekspertët theksojnë se eksitimi nuk ndodh gjithmonë shumë shpejt tek një grua. Duhen disa ndjesi përnjëherësh në mënyrë që ajo të eksitohet: kur e puth, kur e komplimenton, kur e përqafon, kur e bën të ndihet e mbrojtur etj.

#2 – Janë të bindur se dinë çdo gjë që i pëlqen partneres.

Për aq kohë sa shumë gra shtiren sikur kënaqen gjatë seksit, nuk është mirë që burrat të ndihen të vetëkënaqur. Duhet që herë pas herë ta pyesni partneren nëse po e shijon aktin; nëse ka nevojë për diçka tjetër. Nëse ka dyshime, është mirë të flisni dhe të këshilloni zgjidhje të tjera.

#3 – Planifikojnë gjithçka!

Ajo që funksinoi herën e kaluar, nuk është e thënë që të funksionojë sërish. Eksitimi i grave lidhet me gjendjen emocionale, lodhjen, ciklin e menstruacioneve etj. Pra, nëse duket që nuk është e lumtur, duhet provuar diçka e re. Mos kaloni menjëherë tek faza tjetër nëse shihni që ajo ndihet mirë dhe sa ka nisur ta shijojë seksin.

#4 – Mjaftohen me prekjen fizike.

Për gratë, është e rëndësishme që seksi të kalojë edhe në një proces mendor. Si ta kuptojmë këtë? Nuk duhet mjaftuar vetëm me prekjet në trup, por në të njëjtën kohë duhet të ketë fjalë, sa më shumë fjalë dhe komplimente; tregojini si ndiheni, sa shumë e doni.

#5 – Kanë idenë se orgazma kalohet përmes penetrimit.

Jo se nuk ndodh, por pjesa dërrmuese e grave përjetojnë orgazëm vetëm përmes stimulimit të klitorit. Gjeni pozicione që stimulojnë klitorin dhe bëni më shpesh seks oral.