Këto janë gratë më të votuara për Asamblenë komunale në Gjakovë

Pas numërimit të 95% të votave për Asamblenë omunale në Gjakovë, rezultatet preliminare tregojnë se ndër femrat më të votuara deri tani janë Albulena Komani dhe Eranda Kumnova-Baçi.
Sipas të dhënave të deritanishme, Albulena Komani ka grumbulluar 550 vota, duke u renditur si kandidatja femër më e votuar në këtë garë. Pas saj, me 418 vota, vjen Eranda Kumnova-Baçi, e cila aktualisht ushtron funksionin e Drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Gjakovës.
Baçi njihet për angazhimin e saj në modernizimin e sistemit arsimor lokal, duke implementuar projekte të rëndësishme infrastrukturore në shkolla, si dhe për avancimin e mjediseve mësimore përmes laboratorëve virtualë dhe teknologjive bashkëkohore.
