10:32 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Inicialet e policëve të arrestuar, në veri

Dy zyrtarë policorë të Njësisë kufitare janë arrestuar sot paradite në veri.

Burime të KosovaPressit mësojnë se të të arrestuarit janë: togeri Z.R. dhe polici L.V.

Sipas këtyre burimeve, ata  janë prangosur në lidhje me dyshimet për veprat: “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Mëngjesin e sotëm në Veri të Kosovës janë zhvilluar dy operacione të policisë.

Njëri nga Drejtoria e Përgjithshme dhe tjetri nga Drejtoria Rajonale e Policisë, në Veri. Në rastin e parë është arrestuar një zyrtar i policisë kufitare nga Inspektorati Policor, ndërsa në rastin tjetër janë shoqëruar tre persona në stacion të policisë, të dyshuar për grabitje.

Me tri arrestimet e sotme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25./Indeksonline/