22:35 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këto janë inicialet e punonjësit të Gjykatës që u arrestua nga Policia e Kosovës

Sot rreth orës 17.30, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Prishtinës për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka arrestuar një person në Podujevë, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se B.Rr është punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.  

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë) sot ka pranuar një informatë lidhur me një zyrtar nga Gjykata Themelore i cili dyshohet ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit”. Zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për ti ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykaten Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë.

 Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës (NJRHKEK – Prishtinë) ka ndermarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë.

Personi i dyshuar për Veprat Penale të Korrupsionit si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent është derguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin, perderisa ju ri-konfirmojmë se PK po ndermerr dhe do të ndërmerr veprime ligjore ndaj secilit individ që është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësishtë rolit dhe funksionit që ka.