Këto janë katër sfidat e sotme në Superligë
Kalendar i ngjeshur në IPKO Superligën e Kosocvës, që luan këtë mesjavë ndeshjet e javës së 25-të. Katër sfida janë programuar të zhvillohen këtë të mërkurë, në orën 14:00, ndërsa dy takimet e fundit të enjten.
Skuadra e Llapit, forcë e tretë në kampionat dhe kandidare serioze për titullin kampion do të presë sot Ferizajn, me objektivin e vetëm fitoren, që do ta katapultonte në vendin e dytë, me 54 pikë, duke lënë pas Prishtinën. Sigurisht që për formacionin e drejtuar nga Batatina nuk do të jetë “fushë me lule”, pasi Ferizaj ka nevojë emergjentë për pikë, për t’iu larguar dy vendeve të fundit, pse jo për të pretenduar edhe shmangien e barazhit.
Përballje mes të barabartësh në Skënderaj mes Drenicës dhe Gjilanit. Dy dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 33 pikë në 24 javët e para e sa u përket objektivave shpresojnë të jenë sa më shpejtë duke iu larguar kërcënimit që iu vjen nga poshtë.
Edhe Trepça ’89 – Flamurtari është një duel i nxehtë mes të barabartësh, që duan t’i largohen sa më parë zonën së barazhit. 29 pikë kanë grumbulluar mitrovicasit, po kaq edhe kuqezinjtë, që në 6 ndeshjet e fundit në kampionat nuk njohin firore (4 barazime dhe 2 humbje).
Për Dritën, kampionen në fuqi të Kosovës, takimi i shtëpisë me KEK-un mbetet thjesht një formalitet.
Të enjten luhen dy takimet e fundit, me protagonistë kryesuesit e kampionatit. Feronikeli pret në Drenas Ballkanin në orën 14:00, ndërsa në “Fadil Vokrri”, në orën 18:00, Prishtina përballet me Lirinë.
Sot (ora 14:00)
Drenica – Gjilani
Drita – KEK-u
Llapi – Ferizaj
Trepca ’89 – Flamurtari
E enjte (ora 14:00)
Feronikeli – Ballkani
Prishtina – Liria (18:00)