23:29 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

Këto janë katër skuadrat e para që kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Tashmë janë katër skuadra që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së kampionëve për sezonin 2022/2023.

Bayern Munchen sonte mposhti PSG-në me rezultat 2-0, duke e eliminuar nga garat, shkruan IndeksOnline.

Kalimin në çerkfinale sonte e arriti edhe skuadra e Milanit, ku me barazimin e sotëm 0-0, eliminoi Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 1-0.

Kujtojmë që ditën e djeshme Chelsea u kualifikua tutje me fitoren 2-0, duke e përmbysur rezultatin e Dortmundit nga ndeshja e parë, ndërsa Benfica mposhti Club Bruggen 5-1, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7-1.

javën e ardhshme mësohen edhe katër skuadrat e tjera çerkfinaliste, ndërsa shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, do të hidhet më datën 17 mars, me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë do të hidhet edhe shorti për gjysmëfinalet.

Një short i tretë do të përcaktojë se kush do të jetë skuadra ‘vendase’ në finale për arsye vetëm administrativ./IndeksOnline/