23:29 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Këto janë katër skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Dje dhe sot janë zhvilluar katër ndeshje të 1/8 së finalës të Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar katër skuadrat e para çerekfinaliste.

Kampioni në fuqi, Manchester City vazhdon garën për mbrojtjen e titullit, pasi ka eliminuar Copenhagenin me rezultat të përgjithshëm 6-2, shkruan IndeksOnline.

Kualifikimin për në çerekfinale sonte e ka siguruar edhe Real Madridi, pasi eliminoi RB Leipzigun me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Ndërsa të marten mbrëma, ishin Bayern Munich dhe PSG, skuadrat të cilat kaluan tutje në çerekfinale.

Javën e ardhshme do të mësohen katër skuadrat e tjera që do ta vazhdojnë garën për ta fituar trofeun Champions League./IndeksOnline/