75 Mall Live Search
23:35 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Këto janë kombëtaret që kanë siguruar deri më tani biletën pë Kampionatin Evropian

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme, tri kombëtare kanë siguruar kualifikimin për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në gjermani gjatë vitit 2024.

Franca e cila sonte mposhti në udhëtim Holandën me rezultat 2-1, siguroi matematikisht kualifikimin për ”EURO 2024”, me 6 fitore në po aq ndeshje të luajtura deri më tani, shkruan IndeksOnline.

Portugalia sonte vulosi kualifikimin në Kampionatin Evropian me fitoren e 7-të në këto kualifikuese, duke e mposhtur Sllovakinë me rezultat 3-2.

Kombëtarja e tretë që ka siguruar një bilitë për Berlin, është ajo e Belgjikës, e cila sonte mposhti rivalin direkt, Austrinë me rezultat 3-2./IndeksOnline/