Këto janë komunat që LDK-ja i fitoi ose është në garë për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar tashmë rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale të mbajtura të shtunën, ku janë numëruar shumica e votave.
Ndonëse kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve tha se partia e tij ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna, në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, janë 11 komuna ku kjo parti ka fituar me të parën ose është në garë për balotazh.
Më poshtë janë komunat ku LDK-ja ka fituar me të parën, ku prin ose është në garë për balotazh:
Istogun e fiton pa balotazh
Lipjanin e fiton pa balotazh
Në Gjilan në balotazh si parti e dytë me LVV-në
Në Dragash në balotazh si parti e parë me PDK-në
Në Fushë-Kosovë në balotazh si parti e dytë me LVV-në
Në Obiliq në balotazh si parti e parë me LVV-në
Në Pejë në balotazh si parti e parë me LVV-në
Në Prishtinë në balotazh si parti e parë me LVV-në
Në Suharekë në balotazh si parti e dytë me AAK-në
Në Viti në balotazh si parti e parë me LVV-në
Në Junik në balotazh si parti e parë me AAK-në