21:21 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këto janë marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e Korçës më 27 nëntor

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mblidhen nesër në qytetin e Korçës, për të mbajtur një mbledhje të përbashkët ku edhe pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi.

Indeksonline, ka arritur të mësojë të gjitha marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Përveç marrëveshjeve janë edhe disa memorandume bashkëpunimi që do të nënshkruhen nga ana e dy qeverive.

Mbledhja nis në ora 16:00, kurse pas mbledhjes të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët si dhe do të realizohet një foto e përbashkët e dy kabineteve qeveritare.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha marrëveshjet dhe memorandumit e bashkëpunimit që do të nënshkruhen në mbledhjen e nesërme:

-Memorandum e mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e politikës se jashtme.

Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.

-Memorandum bashkëpunimi midis zyrës se kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrës se kryeministrit të Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë, vlerësimin e ndikimit dhe përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.

Ky memorandum nënshkruhet nga zëvendëskryeministri I Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.

-Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian.

Memorandumi dhe marrëveshja nënshkruhet nga ministri Saimir Tahiri Dhe ministrja Dhurata Hoxha.

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës.

Marrëveshja nënshkruhet nga ministri Dardan Gashi dhe ministri Pandeli Majko.

-Marrëveshje bashkëpunimi për qendrat kulturore në Diasporë.

Edhe kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministrat Gashi e Majko..

-Marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministri Skënder Reçica dhe ministri Arben Ahmetaj.

-Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA dhe Agjencisë Shqiptarë të zhvillimit të Investimeve-AIDA.

Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Bajram Hasani dhe ministri Arben Ahmetaj.

-Marrëveshje për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Marrëveshja nënshkruhet nga ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Dardan Gashi.

-Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.

Memorandumi nënshkruhet nga ministrat përkatës.

-Protokoll për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.

Kjo marrëveshje nënshkruhet nga zv/ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi.

-Memorandum mirëkuptimi për themelimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Memorandumi nënshkruhet nga ministri Valdrin Lluka dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli./Indeksonline/