75 Mall Live Search
18:42 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / A. A

Këto janë mungesat dhe formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë

20 futbollistë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Lubjanës për qenë në dispozicion që të ballafaqohen me Slloveninë.

Takimi i së dielës është i parafundit për ‘Dardanët’ në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen do ta udhëheq ndihmës trajneri Muharrem Sahiti, ngase Bernard Challandes vazhdon të jetë i izoluar pasi rezultati pozitiv me Covid-19.

Por, kokëqarje më e madhe për stafin drejtues është mungesa e shumë lojtarëve.

Milot Rashica, Leart Paqarada, Idriz Voca, Florent Muslija, Betim Fazliji, Benjamin Kololli, Herolind Shala (i suspenduar) dhe së fundi Bersant Celina u lëndua ndaj Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Sistemi i lojës së Kosovës pritet të jetë sikur ai ndaj Greqisë, 5-3-2.

Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Dresheviq, Hadërgjonaj, Rashkaj, Kryeziu, V. Berisha, Kastrati, Muriqi.

/Indeksonline/